Theri bashkeshorten, kerkohen 15 vjet burg
E Premte, 17 Prill 2009
Theri bashkeshorten me thike, Prokuroria e Tiranes kerkoi dje shpalljen fajtor dhe denimin me 15 vjet burg. Shpetim Zhllima, 40 vjec akuzohet per vrasjen e bashkeshortes se tij, 32-vjecare Nafije Zhllima, per motive xhelozie. I pandehuri do te perfitoje edhe ulje denimi pasi po gjykohet me gjykim te shkurtuar, ashtu sic jane aktet e paraqitura nga prokuroria. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 18 janar te ketij viti, ne nje banese ne vendin e quajtur NISH-Tulla 3, ne periferi te kryeqytetit. Sipas akuzes Zhllima, eshte kthyer ne banese i dehur rreth ores 02:00, te mengjesit dhe ka nisur te debatoje me viktimen. Ne debat e siper i dyshuari si autor, ka rrembyer thiken e bukes dhe i eshte versulur bashkeshortes. Per here te pare e ka goditur ne qafe, duke i prere nje arterie. Por ai nuk ka ndaluar ketu, e ka goditur dhe kater here te tjera, nje here ne shpatull, dy here ne shpine dhe nje here ne bark, duke i sjelle vdekjen e menjehershme. Menjehere pas ngjarjes, i pandehuri ka qelluar edhe veten ne bark. Gjate marrjes ne pyetje, 40-vjecari e ka pranuar krimin, duke shpjeguar se ka qene i dehur kur ka vrare bashkeshorten e tij. Ne seancen e radhes, i pandehuri dhe mbrojtesi i tij, do te paraqesin konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa pritet qe gjykata te jape vendimin e saj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment