Sunday, March 29, 2009

Husband Kicks Wife Out; Her Family Orders Her to Stay Put! Nerves Breakdown Results!

E nxjerr nga shtepia, leve vjehrres

E Diele, 29 Mars 2009

Ardian Bushi

FUSHE KRUJE - E lene nga bashkeshorti prej muajsh, tani i kishte ardhur koha qe te largohej dhe nga shtepia e vjehrres. Por kjo gje nuk i ka pelqyer nje 26-vjecareje ne Fushe-Kruje, e cila ne gjendje te renduar mendore pasi kishte mbetur ne mes te kater rrugeve, ka goditur vjehrren e saj me leve ne koke, duke e lene te plagosur rende. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Krujes, sipas se ciles Daniela Menga 26 vjece ka qelluar ne koke 46-vjecaren Nafije Vulaj. Per kete ngjarje, policia ka ndaluar 26-vjecaren.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne oren 06:00 te mengjesit te djeshem. Dy grate jane zene me njera-tjetren dhe duke qene me e re, Menga ka marre nje leve dhe ka goditur ne koke vjehrren e saj. E pasi e ka pare vjehrren te pergjakur dhe ne gjendje kritike per jeten, e ka derguar ate ne urgjencen ambulances ne Fushe-Kruje. Por mjeket duke pare gjendjen kritike ne te cilen ndodhej 46-vjecarja Nafije Vulaj e kane derguar per ne Spitalin Ushtarak, Tirane, per ti dhene ndihmen mjekesore me te specializuar. Nga ana tjeter mjeket kane njoftuar edhe policine, per rastin e ndodhur. Ata kane njoftuar paraqitjen ne urgjence te 46-vjecares dhe kane treguar se ajo, kishte marre nje goditje traumatike ne koke. Kaq ka mjaftuar qe policia te mberrije menjehere ne ambientet e ambulances se Fushe -Krujes ku kane marre ne pyetje nusen e pare te djalit, Daniela Mengan, kane shoqeruar ate ne polici, pasi ajo ka pranuar se ishte ajo autorja e krimit.

Burime zyrtare te Policise se Krujes bejne te ditur se Daniela Menga, jetonte e vetme me vjehrren e saj, pasi tre muaj me pare bashkeshorti i saj kishte marre nje grua tjeter, e nuk vinte ne shtepi. Vjehrra i kishte kerkuar nuses se pare qe te qendronte ne shtepi, pasi do te arrinte te bindte djalin qe ta merrte serish per nuse ate, pasi kishin tre vite martese.

Edhe familja e vajzes, i kishte kerkuar familjes Vulaj qe te tregonte motivet e lenies se vajzes tyre te dhendrit dhe marrjen e nje nuse tjeter. Por dje ne oret e para te mengjesit ishte vete vjehrra e cila i kishte kerkuar nuses qe te largohej nga shtepi e saj. Ajo i ka thene se, djali nuk pranonte ta mbante me per nuse me Danielen. E ndodhur para nje situate te tille, ku edhe prinderit e 26-vjecares Menga i kishin kerkuar vajzes se tyre te qendronte tek shtepia e vjehrres dhe e ndodhur tashme ne mes te rruges, Daniela ka marre nje leven duke qelluar vjehrren ne koke dhe plagosur rende ate, thane burime nga Policia e Krujes. Keto te fundit deklaruan se, 26-vjecarja eshte shprehur e penduar per krimin.

Gjate deshmise se dhene nga ajo ne polici, ka thene se, nxjerrja ne rruge te madhe pa shkak ka bere qe ajo te humbte durimin per momentin. Sipas policise pas goditjes me leve te vjehrres se saj, Nafije Vulaj, ka qene pikerisht Danjela Menga e cila e ka derguar ate ne urgjencen e spitalit te Fushe-Krujes.

Policia: "E dyshuara rrefeu krimin e bere"

Burime zyrtare te policise se Krujes, kane bere te ditur se, krimi ka ndodhur ne oren 06:00 te mengjesit. Sipas te dhenave te deritanishme qe jane mbledhur nga uniformat blu dhe nga deshmite e marra eshte mesuar se, vjehrra me nusen e kane kaluar shume mire me pare. Te dyja grate dilnin cdo dite se bashku dhe nuk kane dhene asnje shenje tek fqinjet se ata kane pasur kontradikta, kane bere te ditur burime nga grupi hetimor. Por djali i Nafije Vulajt, i cili kishte marre nusen tjeter, qe pas marrjes se nuses dyte nuk kishte ardhur ne shtepi tek nena e tij, ndersa nuk dihet se ku jetonte.

Policia e cila ka kryer edhe ekspertizen ne banesen ku edhe ka ndodhur krimi, ka arritur te gjeje edhe leven qe ka perdorur Daniela Menga si dhe gjakun qe kishte mbuluar dyshemene e kuzhines, ku edhe kishte ndodhur krimi. Nderkohe qe ajo nuk ka tentuar te largohej nga vjehrra per te fshehur krimin, duke e pranuar ate dhe duke treguar me perpikeri rrethanat.

No comments: