Friday, April 24, 2009

Husband Shoots Himself and Wife in the Head!

Divorci, qellon gruan dhe veten

E Premte, 24 Prill 2009

Artan Cena

TIRANE - Qellon bashkeshorten me arme ne koke dhe me pas qellon veten, po ne koke, pasi ndihej i penduar. Genci Ilnica, 27 vjec ka qelluar me nje pistolete ndaj gruas se tij, E. Ilnica (Telhai) pas nje zenke mes tyre. Ngjarja e rende ka ndodhur ne zonen e quajtur "Rruga Ura" ne kryeqytet, ku 27-vjecari ka plagosur me arme 19-vjecare, me te cilen kishte me shume se nje vit qe jetonte. Dy te rinjte ishin martuar dhe kishin nje femije te vogel. Kane qene burime zyrtare te uniformave blu, te cilat kane bere te ditur se, plagosja e dyfishte ka ndodhur rreth ores 16:50 minuta te pasdites se djeshme. I riu sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte pasur perplasje me bashkeshorten e tij. Por zenka e djeshme, ishte e fundit, pasi ata kishin disa kohe qe nuk shkonin mire dhe ishin ne proces ndarjeje. Por nga deshmite e marra nga gruaja e plagosur, policia ka mesuar se, 27-vjecari Ilnica nuk e pranonte ndarjen. E pikerisht per kete gje kishin filluar dhe zenkat mes ciftit.

Por dje ka qene dita fatale. 27-vjecari Genci Ilnica kishte mbyllur punen dhe me makinen e tij ka mberritur ne banese. Shtepia private ku jetonte cifti ndodhej ne zonen prane Rruga-Ures, ne Allias. Pasi ka shkuar ne banese kane nisur zenkat mes dy bashkeshorteve, per faktin qe 19-vjecarja donte te ndahej, ndersa 27-vjecari nuk pranonte. Sipas policise, sherri mes te dyve kishte arritur kulmin. E ne kete moment Ilnica, ka nxjerre nga brezi nje pistolete te llojit "TT" dhe e ka qelluar drejt e ne koke. Por plumbi fatmiresisht nuk ka qene fatal per 19-vjecaren. Ajo eshte plagosur dhe ka rene pertoke, duke u mbuluar me gjak. I ndodhur ne kete situate, duke pare qe kishte qelluar bashkeshorten e tij, duke mos ditur qe ishte gjalle apo vdekur, e ka kthyer armen nga vetja. Dhe ka qelluar serish ne koke, duke marre nje plage te rende.

Te dy, burre e grua kane rene te plagosur rende ne toke. Ka qene nje nga fqinjet e familjes qe ka degjuar krismat, ka shkuar me vrap ne banesen e ciftit dhe i ka pare te shtrire ne toke. Me pas jane njoftuar njerezit e tjere te cilet, i kane marre dhe nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak. Nga ana tjeter eshte njoftuar policia. Te paret qe kane mberritur kane qene patrullat e Komisariatit numer 4, qe nuk ishin shume larg. Dhe me pas jane njoftuar dhe efektivet e seksionit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit, qe kane nisur hetimet ne lidhje me shkaqet. Jane marre deshmite e te afermve dhe fqinjeve te familjes se re. Nderkaq qe dy te plagosurit ndodhen ne Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekeve, ata jane jashte rrezikut per jeten. Por me rende ndodhet 27-vjecari Genci Ilnica, i cili ndodhet i shtruar ne repartin e reanimacionit ndersa bashkeshortja e tij, eshte derguar nga mjeket ne repartin e neuro-kirurgjise. Policia tha se, po pret qe te permiresohet gjendja e te plagosurve, qe te marre deshmite e plota te tyre.

Thursday, April 16, 2009

Husband Kills His Wife: 15 Years in Jail!

Theri bashkeshorten, kerkohen 15 vjet burg

E Premte, 17 Prill 2009

Theri bashkeshorten me thike, Prokuroria e Tiranes kerkoi dje shpalljen fajtor dhe denimin me 15 vjet burg. Shpetim Zhllima, 40 vjec akuzohet per vrasjen e bashkeshortes se tij, 32-vjecare Nafije Zhllima, per motive xhelozie. I pandehuri do te perfitoje edhe ulje denimi pasi po gjykohet me gjykim te shkurtuar, ashtu sic jane aktet e paraqitura nga prokuroria. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 18 janar te ketij viti, ne nje banese ne vendin e quajtur NISH-Tulla 3, ne periferi te kryeqytetit. Sipas akuzes Zhllima, eshte kthyer ne banese i dehur rreth ores 02:00, te mengjesit dhe ka nisur te debatoje me viktimen. Ne debat e siper i dyshuari si autor, ka rrembyer thiken e bukes dhe i eshte versulur bashkeshortes. Per here te pare e ka goditur ne qafe, duke i prere nje arterie. Por ai nuk ka ndaluar ketu, e ka goditur dhe kater here te tjera, nje here ne shpatull, dy here ne shpine dhe nje here ne bark, duke i sjelle vdekjen e menjehershme. Menjehere pas ngjarjes, i pandehuri ka qelluar edhe veten ne bark. Gjate marrjes ne pyetje, 40-vjecari e ka pranuar krimin, duke shpjeguar se ka qene i dehur kur ka vrare bashkeshorten e tij. Ne seancen e radhes, i pandehuri dhe mbrojtesi i tij, do te paraqesin konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa pritet qe gjykata te jape vendimin e saj.