Sunday, January 18, 2009

Husband Cuts his Wife's Head Off!

An Albanian man drinks heavily, comes home and starts arguing with his wife. In the midst of fight and anger, he grabs a kitchen knife and stabs his wife in the neck. Wife dies instantly. Husband stabs himself in the stomach. Meanwhile, their two children terrorized by the horrific scene call the police immediately. Too late!
This is my Albania. A country of men who terrorize women!

Xhelozia, pret gruan ne qafe (marre nga www.kohajone.com)
Artan Cena
E Hene, 19 Janar 2009

TIRANE - Xhelozia dhe alkooli ia kane marre jeten nje gruaje mengjesin e djeshem ne Tirane, kur burri i saj e ka qelluar per vdekje. 40-vjecari Shpetim Zhllima i ka marre jeten bashkeshortes se tij, 32-vjecare Nafijen Zhllima dhe me pas ka tentuar ti jape fund he jetes se tij, duke u veteqelluar ne bark. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje banese ne vendin e quajtur NISH-Tulla 3, ne periferi te kryeqytetit. Vrasja mesohet te kete ndodhur rreth ores 02:00, te mengjesit te djeshem, kur 40-vjecari ka shkuar ne shtepi i dehur. Dy bashkeshortet kane debatuar me njeri-tjetrin. Gjate sherrit, i dyshuari per vrasjen, ka marre thiken e kuzhines dhe ka qelluar pese here gruan e tij, duke i prere qafen e goditur ne pjese te ndryshme te trupit. 32-vjecarja ka nderruar jete menjehere nderkohe qe autori i dyshuar eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve dhe ruajtjen e policise, pasi eshte vene nen akuzen e vrasjes.

Zenka

Hallet e familjes dhe fakti se, burri i saj pinte cdo dite ka bere qe 32-vjecarja te debatonte me bashkeshortin. Por kjo gje i ka kushtuar shume asaj. Pasi kishin debatuar gjate pasdites, Shpetim Zhllima kishte dale nga shtepia dhe ka shkuar tek lokali i lagjes. Aty se bashku me shoke e miq, kishte filluar qe te pinte. Kjo gje ka vazhduar deri vone pas mesit te nates. Rreth ores 02:00, te mengjesit te djeshem ai ka shkuar ne shtepi. Cifti Zhllima kishte dy femije, qe ne ate moment ishin duke fjetur ne dhomen e gjumit. Por bashkeshortja e 40-vjecarit, ishte zgjuar. Aty ka nisur dhe sherri qe solli vdekjen e saj.

Vrasja

Nafije Zhllima e kishte pritur burrin e saj, qe ishte larguar qe ne dreke. Sapo ka ardhur ne dere ka filluar debati mes tyre. Por zenka nuk eshte ndaluar. Burre e grua kane filluar te bertasin dhe te zihen. Zeri i larte ka shqetesuar dhe fqinjet e ciftit te cilet kane dale te shikojne por nuk kane mundur qe ndalojne te pashmangshmen. Te dy ata kishin hyre brenda ne banese ne kuzhine. Ne keto momente 40-vjecari Shpetim Zhllima ka rrembyer thiken e bukes dhe i eshte versulur bashkeshortes. Per here te pare e ka goditur ne qafe duke i prere nje arterie. Por ai nuk ka ndaluar ketu, e ka goditur dhe kater here te tjera. Kete radhe, nje here ne shpatull, dy here ne shpine dhe nje here ne bark, duke i sjelle vdekjen e menjehershme. Por duke pare se cfare kishte bere dhe pse ishte i pire ka qelluar veten e tij nje here ne bark. Por zhurma e bere, fqinjet dhe femijet kishin njoftuar policine, nderkohe qe kane marre 40-vjecarin dhe e kane derguar ne Spitalin Ushtarak. Aty ai i eshte nenshtruar nderhyrjes mjekesore dhe eshte derguar ne nje dhome te vecuar ku eshte nen ruajtjen e policise.



Ngjarja

Krimi ndodhi ne nje banese ne periferi te Tiranes, ne familjen Zhllima ne kryeqytet, kur 40-vjecari, Shpetim Zhllima vrau me thike gruan e tij Nafijen. Te dhenat e para hetimore per ngjarjen, tregojne se burri kishte mberritur gjate nates ne gjendje te dehur dhe ne keto kushte kishte nisur ne debat me te shoqen.



Familja Zhllima dhe jetesa e kater pjestareve

Tek NISH-Tulla e ardhur nga fshatrat e Tiranes

TIRANE - Familja Zhllima kishte disa vite qe jetonte ne ate shtepi, pasi kishin ardhur nga fshatrat e Tiranes. 40-vjecari Shpetim Zhllima, ishte i papune, por gjate disa periudhave te vitit shkonte emigrant ne vendet fqinje me qellim qe te siguronte te ardhurat per familjen. Nga martesa e tyre, Shpetim dhe Nafije Zhllima kishin dy femije, te cilet ne diten e ngjarjes kane qene ne shtepi dhe kane pare e degjuar gati te gjithe ngjarjen. Fqinjet e familjes Zhllima kane bere te ditur per Policine e Tiranes se, viktima e djeshme ka qene nje grua shume e mire dhe e respektuar nga banoret e zones. Nderkohe qe dhe per 40-vjecarin ata kane thene fjale te mira. Sipas tyre, Shpetimi mundohej te punonte qe te siguronte te ardhurat per familjen e tij. Nderkohe qe viktima, Nafije Zhllima, 32 vjece, rrinte ne shtepi dhe kujdesej per femijet e saj, te cilet shkonin ne shkolle. Cifti kishte disa vite qe ishte martuar dhe sipas te dhenave, kishte problemet qe i ka cdo familje shqiptare.

I arrestuari i dites se djeshme, si i dyshuar per vrasjen e bashkeshortes se tij, 40-vjecari Shpetim Zhllima, ishte i papune, por gjate disa periudhave te vitit shkonte emigrant ne vendet fqinje me qellim qe te siguronte te ardhurat per familjen.

No comments: