Sunday, March 8, 2009

A 19 Year Old Girl Is Brutally Beaten By Her Two Uncles Because She Was Dating a Guy They Did Not Approve. Girl Attempts Suicide. Police Arrests None!

E rrahur, tenton mbytje publike

E Shtune, 07 Mars 2009 (www.kohajone)

Artan Cena

TIRANE - Tenton t'i jape fund jetes, pak pasi ishte rrahur nga xhaxhallaret e saj. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne oren 15:00 ne mes te Tiranes, ne afersi te rruges se "Elbasanit". 19-vjecarja Flutura C., maturante ne gjimnazin "Myslim Keta", eshte marre nga xhaxhallaret e saj me makine, qe figuron e regjistruan nen emrin e nje efektivi policie, nga nje feste e klases se vajzes. Ngjarja mesohet te kete ndodhur pasi vajza shoqerohej me nje djale, gje e cila nuk eshte pranuar nga te afermit e adoleshentes. Pasi eshte marre nga festa e shkolles, e reja eshte futur ne makinen e tyre dhe ata jane nisur ne drejtim te shtepise.

Por jo gjithcka ka ecur normalisht. Vajza adoleshente eshte dhunuar duke qene ne makine. Ajo ishte rrahur nga te afermit e saj. Por ngjarja eshte bere publike kur vajza ka dale nga makina e gjakosur ne nje ambient te mbushur plot me njerez. Te shumte kane qene ata qe jane alarmuar, kur vajza e re me vrull ka dale nga nje makine dhe i eshte drejtuar lumit te Lanes, me qellim per t'u hedhur ne te. Por ajo eshte ndaluar nga te afermit e saj, te cilet nuk e kane lene qe te vazhdonte aktin fatal qe kishte ndermarre. Lajmi eshte bere i ditur nga burime policore, qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes. Nderkaq qe ka pasur dhe deshmitare te shumte, qe kane pare me syte e tyre te gjithe skenen dhe jane tmerruar se si ishte gjakosur e reja.

Burime nga policia kane bere te ditur se, adoleshentja eshte marre nga xhaxhallaret e saj nga festa ne te cilen ishte. Flutura C., ishte duke festuar se bashku me shoqerine e klases se saj, kur eshte marre nga dy persona. Ajo eshte ngjitur ne makine me qellim qe ta conin ne shtepi. Por gjate rruges ajo eshte rrahur nga personat qe ndodheshin ne makine. Duke mos duruar dhunen e ushtruar, vajza ka shfrytezuar nje moment kur makina eshte ndaluar perballe stacionit te autobusit qe ndodhet ne Unaze, dhe ka hapur deren. Ngjarja ka krijuar peshtjellim tek deshmitaret e shumte.

Nje efektiv i Policise Rrugore qe ndodhej ne kryqezimin e "Rruges se Elbasanit" me Lanen qe ka njoftuar koleget e Komisariatit numer 1. Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar jo vetem uniformat blu por dhe ato te bashkise. Te ndodhur ne kete gjendje, policia ka marre dy personat qe ndodheshin ne makine si dhe vajzen. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, thane gjate dites se djeshme se nuk ka persona te ndaluar ne lidhje me kete ngjarje.

Mjekimi

Vajza 19-vjecare eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, ku ka marre ndihmen mjekesore. Policia tha se eshte duke hetuar per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje, qe ka tronditur dhjetera qytetare qe ndodheshin aty ne momentet e ngjarjes.



2 persona

Kane qene ne makine, kur kane marre adoleshenten nga festa ne shkolle. Ata te dy, jane xhaxhallaret e saj dhe kane ushtruar dhune ndaj 19-vjecares Flutura C., gjate kohes kur ishin duke udhetuar ne drejtim te banesave te tyre.



15:00 ora

Kur vajza e re ka dale nga makina e gjakosur dhe eshte sulur drejt lumit te Lanes me qellim qe t'i jepte fund jetes, pasi ishte rrahur nga familjaret e saj. Policia tha se, kete vendim ajo e ka marre ne nje gjendje te rende mendore.

No comments: