Pi helm ne vetmi, 35-vjecarja lufton me vdekjen
E Enjte, 05 Shkurt 2009 (kohajone.com)
BERAT- Nje 35-vjecare nga qyteti i Beratit ka tentuar qe t'i jape fund jetes, duke konsumuar nje sasi te madhe helmi. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, kur eshte shenuar dhe rasti i dyte brenda 24 oreve te fundit, pas aktit te ndermarre nga nje 37-vjecar qe vuante prej muajsh nga depresioni. Brunilda G., mberriti ne gjendje te rende shendetesore ne repartin e Urgjences prane spitalit rajonal te Beratit. Mjeket konstatuan se vajza kish pire nje sasi helmi fostoksine per t'i dhene fund jetes. Ajo ka marre ndihmen e pare shendetesore dhe ndodhet ende nen terapi intensive dhe ne rrezik per jeten. Familjaret i thane policise vendore qe nisi hetimet se, e gjeten 35-vjecaren ne nje nga dhomat e shtepise ne gjendje agonie dhe i dhane ndihmen e pare, duke e derguar ne spital. Nderkohe qe hetimet e para te policise kane zbuluar faktin se, vajza ka tentuar t'i jape fund jetes ne nje moment depresioni dhe vetmie, gjendje ne te cilen ndodhej kohet e fundit.
E.Hazizolli
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment