Friday, February 27, 2009

Father Tells the Sad Story of His Daughter Who was Sold as a Prostitute by Her Husband

E Premte, 27 Shkurt 2009 (www.kohajone.com)

Tirane- I ati i nje vajze te trafikuar nga "dhendri" i tij, ka deshmuar dje per gati nje ore ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Hekuran M. ka treguar dje dhimbjen e perjetuar per zhdukjen e vajzes gati nje vit, letrat e derguara ne institucionet shteterore, ku edhe ka denoncuar humbjen e vajzes Aferdita M.

Zhdukja

"Diten qe me eshte larguar vajza kam qene ne pune. Ka qene korrik 2002. Sapo shkova ne banese me thane qe vajza, Aferdita ishte larguar. Te nesermen ne shtepi kishte ardhur Nard Manjani. Ai kishte pyetur gruan se ku e kishim vajze. Gruaja i ishte pergjigjur qe nuk e dinte. Ai i kishte thene qe "vajzen e ka marre Sylbie Elezi. Bjerini prapa se vajzen do t'ua nxjerrin ne Itali. Gruaja kishte bere denoncimin ne polici. Policia kishte marre Sylbie Elezin, dhe ajo i kishte thene qe vajzen e ka marre Artan Feriku. Policia u vu ne ndjekje dhe e ka gjetur ne nje lokal, ndersa vajza nuk ishte aty. Te nesermen morem vesh se ishin kapur edhe Bardhi Ademi dhe Urim Lani. Po ate dite kam komunikuar me baxhanakun tim Baftjar Hoxha, ne Durres. Me tha qe vajza nuk ishte tek ai. Pas disa castesh ai me mori ne telefon dhe me tha qe po priste vajzen, tek ura e Dajlanit. Ajo i kishte thene ta priste aty, por ai nuk po e shihte", ka nisur te tregoje para gjykates deshmitari Hekuran M. Sipas tij, qe prej asaj dite nuk e kishte pare me vajzen e tij. "Teksa kthehesha ne banese, kam takuar ate dite ne rruge Bardh Ademin. I thashe: Ke dore ne humbjen e vajzes sime? Me tha qe "une nuk merrem me keto pune", tregoi me tej ai. Pas kater muajsh kur shpresat ishin shuar ne gjetjen e vajzes, deshmitari kishte shkruar kater letra, te cilat ia kishte nisur Presidentit te Republikes, kryeministrit, ministrit te Rendit dhe Prokurorise se Pergjithshme. "Nga keto letra, pas 5 ditesh me erdhen 2 pergjigje. Ajo e Presidentit, thoshte qe problemi i ishte bere i ditur Kryeministrise. Letra e ardhur nga Kryeministria, thoshte qe iu eshte komunikuar organeve kompetente, qe te punojne per zbardhjen e ngjarjes dhe qe kjo ngjarje te shihet me perparesi", shtoi Hekurani.

Trafiku

Gati nje vit pas ngjarjes, ne vjeshten e vitit 2003 familja e vajzes eshte vene ne dijeni se ajo ishte gjetur ne Kosove. "Vajza me tregoi se Artan Feriku, e kishte marre per grua. Ishin nisur ne drejtim te Durresit. Pas njefare rruge ai i kishte thene qe "une gruan e kam dhe nuk mund ta le, por une mund te te coj ne Itali. Vajza i kishte thene qe ne Itali kishte ca kusherinj, qe nuk do ta linin pa e vrare. Ne vijim e kishte cuar tek nje lokal-karburant ne pronesi te Urim Vranes. Vajza i kishte thene 'Ose do me marresh per grua, se ne Itali nuk me con'. E kishte lene ate dite aty. Te nesermen personat qe kishin qene ne lokal, kishin marre ne telefon Artan Ferikun dhe i kishin thene hajde merre vajzen", ka vazhduar deshmitari. Sipas tij Feriku ka shkuar, e ka marre vajzen dhe e ka cuar ate tek lokali i Agim Hoxhes dhe Gjergji Xherakut. Ata mesohet ta kene cuar Aferditen ne shtepine e Agim Hoxhes, ku nuk kishte njerez te tjere. Agimi dhe Gjergji per disa dite me radhe, kane derguar ne shtepi persona te ndryshem me qellim shitjen e saj si prostitute. Pas disa ditesh qendrimi ne kete shtepi, Aferdita i ka sugjeruar atyre qe te kontaktonin me Ervin Premcit, te cilin vajza e kishte njohur me pare. Ervini e ka sistemuar ate ne banesen e tij, ne nje dhome te katit te dyte. Diten e trete te qendrimit te saj ne kete shtepi,vajza eshte zbuluar nga babai i Ervinit, K. Premci, i cili i ka perzene te dy nga shtepia me argumentin se nuk mund te pranonte bashkejetesen e tyre. Pas largimit nga shtepia e tij, Ervini mesohet ta kete sistemuar Aferditen ne shtepine e nje shoku te tij, te quajtur Fredi Qoku, i cili jetonte i vetem. Tek shtepia e Fredit, Ervini dhe Aferdita kane qendruar rreth nje muaj. Gjate kesaj kohe Ervini ka sjelle ne kete shtepi, nepermjet nje kusheririt te tij, nje shtetas grek, i cili ishte i interesuar per te blere Aferditen per qellime prostitucioni, por ka hasur ne kundershtimin e saj. Ne mesin e muajit shtator 2002, Ervini vihet ne kontakt me Alket Rushitin, te cilit i jep Aferditen. Ne nje moment qe Alketi konstaton se Aferdita ishte shtatzene e kthen ate tek Ervini, nga e kishte marre.

"Vajza me ka thene qe Ervini nuk kishte dashur qe te kishin femije ne kete kohe dhe kishte vendosur qe ta jepnin per adoptim", ka treguar i ati i te demtuares.

R.Caushaj

No comments: