Friday, February 27, 2009

Fathers, DNA Tests and Murdered Pregnant Women

E rrallë
(2/27/09 www.shekulli.com.al)


Vret një person dhe në gjyq mbrohet duke thënë që, vrasjen, e kishte kryer pasi viktima e kishte përdhunuar. Kronika është e njohur për lexuesit e lajmeve të një viti më parë, ndaj po i kursejmë hollësitë. Por, ajo që është e re, është një test atësie, i cili ka nxjerrë një fakt shumë ndikues në këtë ngjarje.
Gruaja vrasëse kishte këmbëngulur që u mbrojt nga përdhunimi dhe se fëmija që kishte në bark ishte e agresorit të saj. Në fakt, nuk rezultoi aspak kështu. Ky është një ndër rastet më interesantë, me të cilin është ndeshur shefi i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike, Grigor Zoraqi, i cili vërtetoi se akuzat e nënës vrasëse nuk ishin të vërteta.
"Një e arrestuar për vrasjen e një mashkulli, e cila ishte shtatzënë, pretendonte se viktima e kishte përdhunuar dhe e kishte lënë shtatzënë, ndaj dhe e kishte vrarë. Morëm material nga fetusi dhe më pas nga personi i vrarë dhe, në fakt, rezultoi se ai nuk ishte babai i fëmijës së gruas vrasëse",- pohon Dr. Zoraqi.


Burrat, fshehurazi grave, sjellin fëmijët për test atësie

Ky është vetëm njëri rast. Por, testi i atësisë, megjithëse kushton shumë për një të varfër, po bëhet gjithmonë e më shpesh.
Cilët e bëjnë? Dr. Zoraqi nuk ka dyshime: Nga shtresat e ulëta, deri tek ata që shoqëria i konsideron VIP-a. "Ndodh të ketë të fiksuar, të cilët thonë se fëmija nuk u ngjan aspak, ndaj kërkojnë bërjen e testit", - pohon Grigor Zoraqi, duke shtuar se ka edhe nga ata që thonë se, në kohën kur gruaja u ka mbetur shtatzënë, nuk kanë qenë bashkë.
Po a nuk është ky një veprim që e shkatërron jetën në çift? A mund të bashkëjetohet më normalisht, pas një dyshimi të tillë? Baballarët dyshues e kanë gjetur zgjidhjen.
Sipas gjenetistit, baballarët, kur i sjellin fëmijët për testin e atësisë, e bëjnë në mënyrë të fshehtë, pa u thënë bashkëshorteve.
"Mundohemi të kuptojmë psikologjinë e tyre, nëse janë të përgatitur për atë përgjigje apo jo. Shpesh na lehtësojnë vetë, pasi duke na parë që jemi në pozita të vështira, na thonë përpara se janë të ndarë nga gratë dhe se vetëm duan të dinë nëse është apo jo fëmija i tyre",- pohon Zoraqi. Por, situata, sipas tij, bëhet e vështirë në momentin kur shohin se kjo përgjigje mbi atësinë e fëmijës do të vendosë shkatërrimin e familjes, por fundja janë të detyruar të thonë vetëm të vërtetën.


RASTE TË TJERË KUR KËRKOHET TESTI I ATËSISË

1 - Testi i atësisë nuk realizohet vetëm për personat që interesohen për të shuar dyshimet, por edhe kur çështja është më e nxehtë. Shefi i Gjenetikës, Zoraqi, pohon se kryesisht, edhe gjykatat i kërkojnë këto teste. "Një pjesë e rasteve me testet e atësisë, lidhen me personat që janë ndarë ose janë në proces ndarjeje dhe dyshimet kërkohen të vërtetohen.

2 - Raste kur prindërit e kanë braktisur fëmijën dhe pas njëfarë kohe kërkojnë që ta marrin përsëri dhe vërtetimi bëhet nëpërmjet testit, pasi në regjistrin e lindjes, janë shënuar jo me emrin e prindit, ndaj, dhe në këto raste, futet në lojë prokuroria dhe gjykata", - shpjegon Zoraqi.

3 - Edhe Prokuroria kërkon ndihmën e testit të atësisë tek femrat e vrara shtatzëna, dhe mbi meshkujt që dyshojnë se mund ta kenë lënë shtatzënë. Fetusit i bëhen analizat për të gjetur babanë, që shpesh është i dyshuari kryesor i ngjarjes.


SHIFRAT

* 180 mijë lekë të vjetra kushton testi i atësisë
* Ritmi i testeve në Shqipëri, është rritur vitin e fundit, në një test atësie çdo 15 ditë

No comments: