Friday, February 20, 2009

Two Brothers Rape Their First Cousin!

One day, 7 months ago, a 17 year old goes in the woods to attend the cows. She was raped by two brothers, one 15 and one 18 years old. They are related to each other as first cousins. They threatened her to keep the ordeal secret. Out of fear, she obeyed. Seven months later, she experienced pain and her belly started growing unusually fast. Her parents took her to the doctor. The doctor conformed her pregnancy. Daughter confessed. Now police is planning to press rape and incest charges against the brothers. One brother was arrested. He denied everything and claimed that the sexual intercourse was voluntary. Whereas, the other brother has fled to Greece.


Përdhunojnë dhe lënë shtatzënë vajzën e xhaxhait (2/20/2009; Korrieri.com)

Shtatë muaj më parë, dy djemtë kanë përfituar nga kushërira në pyllin e fshatit Plangaricë, por askush nuk e mori vesh

ELBASAN - Dy vëllezër duket se nuk i kanë përmbajtur dot afshet e tyre seksuale dhe si përfundim kanë përdhunuar dhe kanë lënë shtatzënë vajzën e xhaxhait të tyre. Ngjarja e rrallë ka ndodhur verën që shkoi në fshatin Plangaricë të komunës Gracen në Elbasan, gjatë kohës që e vajza ka qenë duke ushqyer bagëtitë në pyllin në afërsi të këtij fshati, por është zbuluar vetëm prej shtatzënisë së vajzës, ndërsa i ati i saj ka denoncuar në polici nipat. M. Ç., 16 vjeç dhe vëllai i tij, Bukurosh Ç., 19 vjeç, me banim në Durrës, se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e xhaxhait, N. Ç., 18 vjeçe. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, më i vogli nga vëllezërit ka qenë 15 vjeç dhe i madhi 18, ndërsa vajza e xhaxhait 17 vjeçe. HistoriaGjithçka ka nisur 7 muaj më parë, në njërën nga lëndinat në pyllin e fshatit Plangaricë, kur dy vëllezërit ishin nisur me mendimin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e xhaxhait. Historia e pazakontë është zbuluar pak ditë më parë, pasi vajza ka pasur shqetësime dhe është dërguar nga familjarët në spital, me dyshimin se vuante nga ndonjë sëmundje e veçantë. Pas ekzaminimit mjekët, kanë konstatuar se ajo ishte shtatëmuajshe shtatzënë. Megjithëse që prej ngjarjes vajza kishte manifestuar shqetësime edhe më parë, familjarët nuk kanë arritur ta kuptojnë problemin e saj. Por barku i është fryrë mjaft dhe prindërit vendosën ta vizitojnë në qytet, ku dhe kanë marrë lajmin tronditës. Vajza ishte 7 muaj shtatzënë. Lajmi i ka shokuar pa masë prindërit, pasi nuk kishin as dyshimin më të vogël të mundësisë së lidhjes së vajzës së tyre me ndonjë djalë në fshat. Ata i kanë kërkuar vajzës të tregojë me çdo kusht se cili ishte babai i fëmijës. E ndodhur nën presionin e familjarëve, vajza ka treguar se diku në mes të muajit korrik ka shkuar si gjithmonë për të ushqyer bagëtitë. Por atë ditë ka pasur si “mysafirë” djemtë e xhaxhait, që i kanë kërkuar të kryente seks me ata. Ajo ka refuzuar, por dy djemtë në bashkëpunim e kanë mbajtur me forcë dhe më pas me radhë e kanë përdhunuar. Më pas ata i kanë kërkuar që të mos tregojë në shtëpi. E vetëdijshme për pasojat, vajza nuk u ka treguar prindërve, derisa shtatzënia nuk mund të fshihej më. DenoncimiPrindërit e vajzës kanë kërkuar ndëshkim për dy vëllezërit. Me vajzën për dore, ata kanë shkuar në polici, ku kanë kryer kallëzim penal. Policia e Elbasanit ka marrë në pyetje N. Ç., e cila ka treguar se është përdhunuar nga djemtë e xhaxhait në kohën kur ishte duke ushqyer bagëtitë në pyll. Më pas uniformat blu kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, duke shoqëruar në komisariat 16-vjeçarin, M. Ç., por nuk ka mundur të kapë vëllanë e madh, i cili mendohet se është larguar për në Greqi. Burime konfidenciale nga policia thanë se 16-vjeçari e ka mohuar të ketë përdhunuar kushërirën e tij, duke thënë se gjithçka ishte bërë me dëshirën e saj. Ndaj dy djemve janë ngritur akuza tepër të rënda, ato të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, e kryer në bashkëpunim” dhe “marrëdhënie seksuale me persona në gjini”, të cilat parashikohen nga nenet 101/2 dhe 106 të Kodit Penal. Rrëfimi: Si më dhunuan kushërinjtë Vajza ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore, se kishte qenë duke kullotur bagëtitë në afërsi të fshatit, kur erdhën djemtë e xhaxhait. “U gëzova se ishim rritur bashkë. Por pasi m’u afruan, ata më kërkuan që të kryeja marrëdhënie seksuale. Unë nuk pranova dhe atëherë kushërinjtë më kapën me forcë, më zhveshën dhe më përdhunuan. Unë u thashë se do të tregoja në shtëpi, por m’u përgjigjën se do të kishte pasoja shumë të rënda. Por më pas pata shqetësime. Barku po më rritej. Prindërve u thashë që nuk jam mirë. Ata më dërguan te mjeku, i cili kuptoi që unë isha shtatzënë. Më pas u tregova gjithçka prindërve dhe vendosëm që të denoncojmë në polici”, e ka mbyllur rrëfimin e saj 18-vjeçarja.

No comments: