Two brothers hit a taxi driver with a shovel on the back of his head and kill him. They dumb his body on the river of Drini i Zi. The police arrest the brothers and interrogate them. The older brother, 21 years old, confesses and tells the police that he killed the taxi driver because he sexually harassed his wife Almirilda. The police, then, arrest the wife, as a co-conspirator in the murder of taxi driver.
Vrasja e taksistit, sebepi nje femer
E Shtune, 21 Shkurt 2009 (www.kohajone.com)
Has- Vrasja pas torturave e taksistit Avni Sinani, con ne pranga edhe nje femer, te dyshuar si bashkepunetore ne krimin makaber, te 17 shkurtit te ketij viti ne Has. Behet fjale per nusen e njerit prej vellezerve te arrestuar gjate dites se enjte ne fshatin Tplah, vend edhe ku ndodhi masakrimi dhe me pas hedhja e kufomes ne ujerat e lumit Drini i Zi. Burime zyrtare te Policise se Shtetit thane dje per gazeten "KJ" se pas ndalimit te Jetmir dhe Granit Hasanpapaj, 23 dhe 17 vjec, vune nen akuze edhe 21-vjecaren Almirilda Koka, banuese po ne fshatin Tplah, komuna Fierze. Ajo eshte gruaja e Jetmirit dhe dyshohet si sebepi i sherrit qe coi konfliktin ne nje tragjedi, pasi autoret e dyshuar e akuzonin taksistin, per ngacmime seksuale ndaj 21-vjecares.
Hetimi
Pasi kane mesuar se 21-vjecarja ngacmohej seksualisht nga taksisti 38-vjecar Avni Sinani, dy vellezerit kane hartuar edhe planin per t'u hakmarre. Gjate rrefimit te tyre para grupit hetimor pas arrestimit, te dyshuarit pranuan se motivet ishin te dobeta dhe se e kishin goditur viktimen me mjete te forta ne koke e trup, duke i shkaktuar vdekjen. "Ne daten 17 shkurt, rreth ores 12:15, ne qytet, pasi kane marre me taksi per Fierze, Avni Sinanin, 38 vjec, banues ne fshatin Gri, komuna Bujan, me mjetin e tij tip "Benz" me targa BC 0162 B, ne fshatin Tplah, afer baneses se tyre, ne bashkepunim dhe per motive te dobeta, e kane goditur me mjete te forta", thuhet ne deklaraten e Policise se Shtetit te dhene diten e djeshme. Ne kete krim behet e ditur se ka marre pjese edhe 21-vjecarja Koka. Si pasoje e goditjeve, Sinani ka vdekur dhe te dyshuarit e kane futur kufomen ne bagazhin e mjetit te tij dhe e kane transportuar ne drejtim te Kukesit, deri te "Ura e Hasit", ku e kane hedhur ne Drinin e Zi. Mjeti eshte gjetur nga policia diten e enjte, ne Berishe, te komunes Bytyc.
Arrestimet
Fillimisht policia e Kukesit hodhi dyshimet tek dy vellezerit Hasanpapa, te cilet ishin pare si personat e fundit qe kishin prenotuar te ndjerin Sinani, me taksine e tij. Por fillimisht te dyshuarit nuk pranuan akuzat, derisa operacioni i policise, pergjimet dhe provat e zbuluara detyruan Jetmir e Granit Hasanpapen qe te pranonin autoresine, duke u mbrojtur se 38-vjecari, kishte ngacmuar here pas here Almirilden, gruan e Jetmirit. Kufoma e taksistit u gjet pasditen e se enjtes ne ujerat e liqenit te Fierzes, ndersa u gjet dhe makina e tij e djegur, disa ore me pare. Forcave speciale u eshte dashur 10 ore operacion, per te mbyllur hetimet dhe prangosur te dyshuarit.
Specialet, kerkuan me helikopter ne mal
Dy vellezerit Hasanpapaj, u arrestuan pas ore te tera kerkimesh qe u zhvilluan nga Policia e Tropojes dhe e Hasit, ne bashkepunim me forcat speciale, te cilat perdoren helikopter per kapjen e te dyshuarve qe ishin fshehur ne male. Burime zyrtare thane se pas ndalimit diten e djeshme edhe te 21-vjecares, ngjarja konsiderohet e zbardhur plotesisht dhe me prova te mjaftueshme, ku motivi mbetet xhelozia e nje prej vellezerve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment