Friday, February 20, 2009

Suicides and Women!

The article below provides some statistics about suicides occurring in Kosovo. Unfortunately, the statistics are not broken down by gender. Nevertheless, the article discusses a suicide case that occurred in Prizren where a woman hung herself one a rope because of the physical abuse against her.

Policia e shqetësuar për vetëvrasjet

Nga Besiana Xharra më 20.02.2009 në ora 14:10 (Gazeta Express, Kosove)
Për policinë e Kosovës, është bërë shqetësues numri I rritjes së vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në këtë vend.

Pikërisht për këtë punë, policia e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media sot, ku sipas tyre kriza ekonomike dhe problemet familjare janë shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve.

Nexhmi Krasniqi, nga drejtoria rajonale e Prizrenit, tha në këtë konferencë se është alarmante numri I vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve.

“Numri I vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve është në rritje, andaj institucionet e vendit, duhet të punojnë më tepër për të parandaluar këtë dukuri”, u shpreh Krasniqi.

Sipas policisë Kosovës, vetëm gjatë muajit janar të vitit 2009 kanë ndodhur 8 vetëvrasje dhe 17 tentim vetëvrasje.

Prej këtij numri, për vitin 2009 vetëm në Prizren janë regjistruar 5 vetëvrasje, ku njëra ka ndodhur si pasojë e dhunës familjare mes burrit dhe gruas, ku kjo e fundit i ka dhënë fund jetës me litar, ndërkaq bashkëshorti është arrestuar.

Krasniqi shton se gjatë hetimeve kanë ardhur në përfundim se në përgjithësi të gjitha vetëvrasjet kanë ardhur si pasojë e krizës ekonomike, sociale, ambientit familjar, krizës mendore por edhe për shkak të lidhjeve intime.

Sa i përket kësaj të fundit, ai tha se gjatë vitit 2008 kanë pasur një rast ku një kolege e tyre police ka qenë në lidhje intime me një polic, të cilët pas një mosmarrëveshje janë ndarë dhe si pasojë e kësaj policja ka bërë vetëvrasje.

Në anën tjetër, Shukrie Statovci, doktoreshë e psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),tha në këtë konferencë se vetëvrasja është një veprim i qëllimshëm i individit, ndërkaq tentim-vetëvrasja, është një gjë e ngjashme, por që individi nuk arrin ta realizojë atë, pasi mund ta parandalojë familja, shoqëria apo personat tjerë.

Sipas saj në bazë të të dhënave që posedojnë, nga viti 1999, numri i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve është në rritje dhe grupmoshat më të prekura janë ato 15 deri në 25 vjet.

Ndërsa, shkaktarët kryesorë për të bërë vetëvrasje sipas saj janë problemet sociale e ekonomike, alkoolizmi, drogat rrethi familjar etj.

Për të marr masa ndaj kësaj dukurie, Statovci tha se krijuar një grup ndërministrorë multidisiplinar në kuadër të Qeverisë, i cili do të hartojë një plan strategjik, për parandalimin e vetëvrasjeve në vendin tonë.

“Gjithashtu është menduar të punohet me Ministrinë e Arsimit dhe ministritë tjera, që të mbahen ligjërata për këtë çështje me nxënës, adoleshentët dhe mësimdhënësit në mënyrë që të ndikohet në parandalim”, tha Statovci.

Prej vitit 2000 deri 2009, statistikat për vetëvrasje tregojnë në përgjithësi numër të njëjtë, ndërsa ato për tentim vetëvrasje gjatë vitit në vit janë të rritura dukshëm

Sipas statistikave policore numri I vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve prej vitit 2000 deri 2009 është kështu:

Viti
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008
Vetëvrasje
33 59 48 67 63 53 54 58 34

Tentim vetëvrasje:
4 23 37 65 84 105 169 154 154

Muaji janar i vitit 2009
8 vetëvrasje , 17 tentim vetëvrasje

Grupmoshat e personave te vetëvrare prej vitit 2000 deri 2006

deri 14 vjeç 6

prej 15-18 vjeç 33

prej 19-26 vjeç 76

prej 27-45 vjeç 125

mbi 45 vjeç 86

No comments: