Saturday, March 21, 2009

24 Year Old Girl From Lezha Kills Herself With Poision!

Flijohet 24-vjecarja, mister motivet

E Diele, 22 Mars 2009 (www.kohajone.com)

Lezhe- Nje 24-vjecare nga fshati Karriq i komunes Balldre te Lezhes, i ka dhene fund jetes duke pire fostoksine. Silvana Lushi eshte derguar nga familjaret ne gjendje te rende per jeten, ne spitalin rajonal rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Policia nisi hetimet dhe deklaroi se shkaku eshte nje depresion i momentit, por ende nuk jane zbardhur te plota rrethanat dhe motivet. Mjeket u shprehen se vajza ka nderruar jete vetem disa minuta pasi mberriti ne spital.

Ngjarja

Pak pasi kishte kaluar mesnata, prinderit e 24-vjecares, kane degjuar zhurme ne dhomen e gjumit. Me pas edhe thirrjet per ndihme te Silvanes dhe ulerimat e saj nga brenda. Dera ka qene e mbyllur dhe ata jane detyruar ta hapin me force, ndersa kane gjetur ne agoni vajzen qe nxirrte shkume nga goja. Menjehere kane kuptuar se behej fjale per nje helmim dhe i kane dhene ndihmen e pare, duke e nisur me urgjence drejt spitalit. Gjate gjithe rruges vajza nuk ka folur dhe ne gjendje kome, perfundoi ne urgjence. Por rreth ores 01:00 Silvana Lusha ka nderruar jete, vetem 5 minuta pasi kishte mberritur per mjekim. Bluzat e bardha thane se per vajzen nuk kishte asnje mundesi shpetimi, pasi helmi kishte vepruar fuqishem ne organizmin e saj.

Hetimet

Policia e Lezhes eshte vene ne dijeni nga mjeket e spitalit per ngjarjen e ndodhur. Nje grup hetimor ka udhetuar drejt fshatit Karriq, per te keqyrur vendngjarjen. Po keshtu jane marre edhe deshmite e prinderve te se ndjeres. Mjeket e spitalit kane kryer edhe keqyrjen e kufomes, duke arritur ne perfundimin se vajza ishte vetehelmuar me fostoksine. Te afermit deshmuan gjate hetimeve se "vajza kishte kohe qe qendronte e vetmuar dhe e merzitur". Me gjithe perpjekjet e tyre per te mesuar mbi problemet qe e shqetesonin, Silvana nuk ka pranuar ne asnje moment t'u rrefehej familjareve. Prinderit i thane grupit hetimor se diten e ngjarjes 24-vjecarja, nuk kishte dhene asnje shenje per aktin fatal dhe ka qendruar gjithe kohen ne shtepi. Dyshimet bien mbi nje depresion te momentit te shkaktuar nga probleme qe vete vajza nuk i ka treguar. Te afermit u shprehen se Silvana, nuk kishte ndonje lidhje qe ta kishte cuar drejt vetesakrifikimit apo ndonje zenke me ta, ditet e fundit. Po keshtu gjendja ekonomike e familjes Lushi ka qene e mire, dhe nuk shihet si shkak i ngjarjes se rende.

No comments: