Monday, March 2, 2009

Traffic Prostitution Ring! Promise to Find Young Girl a job as Dancer, Instead Sell her as a Prostitute In Greece!

Trafiku i vajzave, tre ne pranga

E Marte, 03 Mars 2009

Artan Cena

TIRANE - "Balerina" ka cuar ne pranga tre persona ne Durres dhe Korce, pasi ishin duke bere trafikimin e nje vajze ne drejtim te Greqise. 21-vjecarja me inicialet M. Ll., ishte mashtruar nga Mehdi Xhihani 45 vjec, Xhemal Zenuni 21 vjec dhe Altin Brahimi 25 vjec, qe jane vene ne pranga gjate dites se djeshme. Burime zyrtare te Policise se Shtetit thane se, te arrestuarit jane vene nen akuzen e "trafikimit te qenieve njerezore". Te njejtat burime shtuan se, ndalimi i tyre eshte bere ne qytetet Korce dhe Durres, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane rekrutuar 21-vjecaren me inicialet M.Ll., me qellim per ta trafikuar drejt Greqise. Atje ajo do te shfrytezohej si prostitute.

Nisur dhe nga emri i koduar i operacionit "Balerina", policia tha se, te arrestuari i kishin premtuar 21-vjecares, nje vend pune si balerine ne lokalet e nates ne Athine. Por sic duket ajo e kishte kuptuar se, ne Greqi do te shkonte jo per t'u bere balerine por per te prostituuar ne rruget e shtetit helen. E duke e ditur, ajo ka njoftuar te afermit e saj. E keta te fundit kane bere te mundur, ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda, zbulimin dhe arrestimin e tre te dyshuarve. Por sipas policise, Xhihani, Zenuni dhe Brahimi kane tentuar te rekrutojne edhe tre vajza te tjera, duke u premtuar punen si balerina. Por kjo nuk ishte e verteta, pasi qellimi ishte trafikimi drejt Greqise dhe me pas, shfrytezimin e tyre per prostitucion.

Aksioni per arrestimin eshte organizuar njekohesisht ne dy qytete te vendit, ne Durres dhe ne Korce. Dy te arrestuarit ne qytetin bregdetar sipas policise, kishin rolin e sekserit, pasi gjenin vajzat dhe i mashtronin. Me pas, bashkepunetori i tyre ne Korce mundesonte kalimin e tyre ne drejtim te Greqise, ku dhe i gjendej puna te rejave. Gjate aksionit per arrestimin e tyre, kane marre pjese forcat specialet te Drejtorise se Pergjithshme te Policise dhe ato lokale. Policia eshte duke bere hetime per te zbardhur dhe raste te tjera te mashtrimit qe kane kryer te arrestuarit, qe duke premtuar pune, kane derguar vajza ne drejtim te shtetit helen, ku i kane perdorur si prostituta.

No comments: