Vrau burrin, gjykata e dënon me katër vjet burg 28-vjeçaren
Shekulli Online | 03/03/2009 |
TIRANË-katër vjet burg ka dhënë gjykata e Tiranës sot për 28-vjeçaren Vitore Suçi, 9 muaj pas mbajtjes në paraburgim për krimin e vrasjes. E dënuara ka vrarë ish-bashkëshortin pasi e torturonte dhe e dhunonte fizikisht. Prokurori që kërkoi vetëm 6 vjet burg për të, i kërkoi gjykatës të kishte parasysh rrethanat lehtësuese gjatë dhënies së vendimit.
Sipas organit të akuzës, gruaja ishte detyruar ta qëllonte me thike të shoqin Marash Doda në kushtet e tronditjes së rënde dhe të vetëmbrojtjes. Duke bërë një përmbledhje të ngjarjes, prokurori Ervin Karanxha i pohoi trupës gjykuese se viktima njihej për veprimet e tij të dhunshme, e madje ai ishte ndare nga gruaja e parë pikërisht për këtë shkak.
Ndërkohë që e motra e Vitores Suçit e kishte denoncuar në polici, pasi 40-vjeçarin, asi e kishte sulmuar edhe atë me sëpatë.
Ndaj gjykata vendosi të aplikoje edhe një të treten e uljes së dënimit, pra nga 6 në 4 vite burg për 28-vjeçaren, Suçi. Ajo ka shfaqur pendese në sallën e gjyqit por edhe ka përshkruar dhunën e ushtruar ndaj nga ish-bashkëshorti.
Ne gjyq ndodhej i ati të pandehurës që edhe ditën e vrasjes kishte qenë në shtëpinë e të bijës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment