Sunday, March 8, 2009

Berat: Brother-in-law Attempts to Murder His 25 Year Old Sister-in-law with an Ax Because She Left the House Without His Permission!

Nuk i jepte llogari, kercenon kunaten me sepate

E Shtune, 07 Mars 2009 (www.kohajone.com)

BERAT - Nuk pranon t'i jape shpjegime kunatit ne lidhje me levizjet e saj jashte shtepise, ne mungese te bashkeshortit, por bie preh e kercenimeve per jeten. Nje 25-vjecare, banore e fshatit Gorican, ka kerkuar ndihmen e policise, sepse sipas denoncimit te saj, kunati e kish kercenuar me jeten duke i drejtuar nje mjet te ftohte, sopat gjate nje grindjeje mes tyre. Burime te Komisariatit te Policise Berat bejne me dije se, 25-vjecarja me inicialet J. Baho mesohet te kete denoncuar pasditen e djeshme kunatin e saj, Saimir Baho. Ajo e ka akuzuar kete te fundit per kanosje per jeten me mjet te ftohte (sopat). Nusja e re ka shkuar ne polici dhe i ka shpjeguar oficereve te policise, se ishte kercenuar nga kunati, Baho. Grindjet mes nuses te re dhe kunatit te saj, mesohet se kishin dite qe kishin lindur, sipas denoncimit 34-vjecari nderhynte ne jeten e saj per cdo levizje jashte shtepise. 25-vjecarja mesohet se jetonte me prinderit e bashkeshortit dhe kunatin, pas emigrimit te burrit te saj, drejt Greqise. Ne mungese te ketij te fundit ne familje mesohet te kete qene kunati, i cili i kerkonte shpjegime nuses se sapo martuar, ne lidhje me cdo levizje te saj, c'ka mesohet se eshte bere shkak per grindjet mes tyre. Nje grindje e tille ka ndodhur dhe dy dite me pare ne qender te fshatit, ne vendin e quajtur "Gorican Pasha". Nusja mesohet se kish dale nga banesa per te shkuar ne pazarin e fshatit ku dhe eshte ndeshur me kuantin e saj. Ky i fundit i ka kerkuar shpjegime kunates se perse kishte dale nga banesa pa lejen e tij, c'ka ka shkaktuar zemerimin e nuses. Ne grindje e siper 25 vjecarja e ka kundershtuar kunatin e saj per sjelljet e tij, nderkohe qe ky i fundit sipas denoncimit, ka kercenuar per jeten me nje mjet tip sopat, qe mbante me vete.

E. Hazizolli

No comments: