Sunday, March 1, 2009

Girl From Durres Raped and Beaten by Her Boyfriend and His Two friends

Perdhunimi ne grup, kapet ideatori

E Diele, 01 Mars 2009 (www.kohajone.com)

Enkelejda Arapi

DURRES - Ideoi nje perdhunim ne grup, arrestohet pas me shume se tre muajsh nje 23-vjecar. Policia e Durresit, beri te ditur gjate dites se djeshme se, ka vene ne pranga Arben Pecen, nga lagjja numer 14 Shkozet, pasi ne nentor te vitit te kaluar, pasi kishte pire kafe me te dashuren e tij, se bashku me dy shoke te tij, kane perdhunuar vajzen 20-vjecare me inicialet N. K. Ndaj 20-vjecarit Gjykata e Durresit ne 14 nentor te vitit 2008, kishte dhene masen e sigurise se, "arrestit me burg", per dy akuza te ngritura. Ka qene vete 20-vjecarja qe ka bere denoncimin tek uniformat blu, pasi ishte lene e lire nga tre djemte.

Historia

Ka dale per te pire nje kafe me te dashurin e saj si dhe shoket e tij, por ka perfunduar e perdhunuar dhe e rrahur. Ngjarja ka ndodhur me 14 nentor te nje viti me pare. 20-vjecarja me iniciale N. K, ka dale per kafe me 23-vjecarin Arben Peca, si me dy persona te tjere, ku me pas kane shkuar ne nje hotel ne lagjen numer 14 Shkozet Durres. Policia e Durresit ben me dije se, ne momentin qe 23-vjecari Peca ka hyre ne hotel ka qene i shoqeruar edhe me dy persona te tjere, te cilet kane qendruar ne katin e pare te hoteli. Por vetem pasi 23-vjecari ka kryer marredhenie seksuale me 20-vjecaren, ai ka dale per te njoftuar shoket e tij, te cilet kane kryer te njejtin veprim me te rene. Por, pas kryerjes se ketij akti 23-vjecari Peca ka nisur ta qelloje, duke ushtruar dhune ndaj 20-vjecares. Vetem pasi te tre autoret e ngjarjes jane larguar, e demtuara i eshte drejtuar komisariatit te policise se Durresit ku dhe ka kryer denoncimin per te tre shtetasit. Teksa iu ka shpjeguar me detaje ngjarjen e ndodhur dhe vetem pas vizites e kryer tek mjeku ligjor, policia eshte vene ne kerkim te tre shtetasve, ku ka arritur te arrestoje vetem 23-vjecarin Arben Peca, ndersa dy te tjeter i ka shpallur ne kerkim.

Arrestimi

Uniformat blu te qytetit bregdetar te Durresit kane vene ne pranga shtetasin Arben Peca, 23 vjec, lindur ne Kukes dhe me banim ne Durres. Ndalimi i tij u be per arsye se, gjykata e Apelit Durres ka vendosur si mase sigurie "arrest burg"per vepren penale te "marredhenieve seksuale me dhune me te rritur" si dhe "heqje te paligjshme te lirise".

No comments: