Thursday, March 5, 2009

Sex and Hiring Practices: Minister of Culture Wants Sex in Exchange for a Job!

Skandal seksi, shkarkohet Pango

E Enjte, 05 Mars 2009 (www.kohajone.com)

Kryeministri Sali Berisha shkarkoi mbreme ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, nen dyshimet e forta se kishte abuzuar ne detyre duke ngacmuar seksualisht nje qytetare. Zyrtarisht, lajmin e konfirmoi zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani

"Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe Kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit te te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve", - citoi zonja Mecani.

Nderkohe, mes kryeministrit dhe ministrit, ka pasur replika te forta ne rruge telefonike. "Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha Kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias", - beri te ditur zedhenesja. Ajo shtoi se Kryeministri Berisha u shpreh se "ky pozicion i z Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit".

Skandali i dyshuar seksual, u transmetua mbreme ne televizion. Pamje filmike te regjistruara me kamera te fshehte, jane publikuar duke hedhur dyshime te forta ne figuren morale te ministrit Pango. Nje ish pedagog me gradat profesor e doktor, militant ne vite i Partise Demokratike, Pango demonstrohet ne video, me pamje provokative qe hedhin dyshime te forta per shfrytezim posti permes ngacmimeve seksuale. Ne pamjet dhe regjistrimet audio, tregoheshin dy vajza te cilat shtireshin se kerkonin te punesoheshin ne strukturat ne varesi te Pangos. Te instruktuara nga stafi i emisionit "Fiks Fare" ne Top Channel, vajzat kerkonin pune dhe hyne ne bisedime me Pangon. Sipas pamjeve qe besohet se ishin autentike, ministri vuri shume ne dyshim moralin e tij kur perpiqej te perfitonte seksualisht ne te pakten nje prej vajzave qe u paraqit per punesim.

Pamjet dhe regjistrimet audio tregonin perpjekjet qe bente ministri (gjithnje sipas emisionit), ku Pango jepte qartesisht mesazhin se per t'u punesuar duhet te "kalonin" tek ai.

KJ



Investigimi

Permes kamerave te fshehta, "Fiks Fare" ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS. Gjate takimit ne shtepine e Pangos, ku e reja iu tha se duhet te dorezonte dokumentet, ministri ka tentuar te abuzoje me te. "Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me rroba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende", - ka deklaruar Pango. Madje, ministri ka tentuar t'i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. "Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...", ka pohuar Pango. Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. "Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire", eshte shprehur Pango.

No comments: