Monday, March 2, 2009

Father of Two, Rapes His Neighbor, a 14 Year Old Girl!

Durres, fqinji perdhunon te mituren

E Marte, 03 Mars 2009

Durres- Nje 23-vjecar, baba i dy femijeve, eshte arrestuar si i dyshuar per perdhunimin e fqinjes se tij te mitur, pasi e ka mashtruar edhe per martese. Ngjarja ka ndodhur ne daten 16 shkurt, kurse vajza 14-vjecare e ka denoncuar disa dite me pas. Policia shpalli ne kerkim Adem Mecen, i cili u ndalua duke zbardhur dita e djeshme ne lagje nr. 8 te Durresit. Burime zyrtare thane se Mece, akuzohet per vepren penale te "marredhenieve seksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjec".

Perdhunimi

Sipas rrefimit te vete vajzes, ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:00 te 16 shkurtit ne banesen e Adem Meces, fqinjit te saj. Duke qene i vetem ne banese, ai ka thirrur te mituren me inicialet A. K., duke e mashtruar per martese dhe ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale. Pas refuzimit te vajzes, duke perfituar nga pazotesia e saj per t'u mbrojtur, ai i ka lidhur duart dhe e ka perdhunuar. Sipas informacioneve zyrtare te policise se Durresit, 14-vjecarja nga Elbasani, jetonte me te vellane ne te njejten godine ku jetonte edhe Adem Mece, me bashkeshorten dhe dy femijet. Gjate dites, te gjithe bashke mblidhnin kanoce dhe hekurishte, ku me pas i shisnin per te mbijetuar.

Denoncimi

E demtuara eshte paraqitur ne polici disa dite me vone se te ndodhte perdhunimi, ku ka bere edhe denoncimin ne komisariatin e Durresit. Gjate deshmise se saj per efektivet blu te qytetit bregdetar, e mitura iu ka treguar se te dy jetonin afer njeri-tjetrit prej kohesh. Ndersa ne momentin qe Mece ishte i vetem ne shtepi, e ka ftuar qe te bisedojne. "Me tha se do te ndahej nga bashkeshortja e tij dhe do te martohej me mua, ndersa une e besova. Me pas nisi te me ngacmonte dhe donte te kryente marredhenie seksuale me mua, por nuk pranova", ka deshmuar 14-vjecarja. Ne keto momente ka ndodhur edhe dhuna seksuale, kurse me pas duke ndjere rrezikun, 23-vjecari eshte larguar per te humbur gjurmet.

Policia

Pas ekzaminimit nga mjeku ligjor per te vertetuar deshmine e vajzes, e cila pretendonte se ishte e perdhunuar ne menyre barbare nga fqinji, policia ka vene ne pranga autorin e dyshuar. Burimet nga policia bene te ditur se flete-arresti per 23-vjecarin u firmos rreth mesnates dhe ndalimi u be duke zbardhur dita e djeshme. Sipas uniformave blu te qytetit bregdetar, Mece ishte i papune dhe e kalonte diten duke kerkuar ne plehra. Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet i arrestuar ne dhomat e paraburgimit Durres, ne pritje per t'u perballur me drejtesine.

E. Arapi

No comments: